Ballina Ekonomi

Prodhimi vjetor i vajit të ullirit, 20 mijë tonë

TIRANË, 13 maj /ATSH/ Krahas zgjerimit të sipërfaqeve të mbjella me ullinj, në vendin tonë është rritur ndjeshëm edhe prodhimi i vajit të ullirit.

Ullishtaria është kthyer në një sektor të rëndësishëm për ekonominë e vendit kjo edhe për shkak të politikave orientuese dhe ndihmuese të ndërmarra së fundi nga qeveria që po adreson mbështetje të prekshme për këtë sektor.

Studimi i publikuar së fundi nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me projektin gjerman, tregon se prodhimi i vajit të ullirit në vendin tonë arrin në shifrat e rreth 20 mijë tonëve në vit.

Shqipëria ka afro 11 milion pemë ulliri, ku afro 8 milionë pemë llogariten në prodhim. Sipas shifrave më të fundit sasia e prodhuar regjistrohet në afro 100 mijë tonë ullinj në vit.

Kultivimi i ullirit dhe prodhimi i vajit të ullirit është i bazuar kryesisht në biznese familjare. Shqipëria ka rreth 450 fabrika përpunimi ulliri për vaj ulliri. Ndërsa konsumi i vajit të ullirit për frymë është afro 7.1 litra/vit.

Investimet në industrinë përpunuese të vajit të ullirit, kanë përmirësuar cilësinë e standardet e këtij produkti i cili tashmë është mjaft i kërkuar edhe për eksport edhe në tregjet evropiane.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShërbimet online, Pici: Efekte të qarta në zhdukjen e radhëve në Gjendjen Civile
Artikulli tjetërGërvalla: Franca e përkrah anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës