Ballina Bota

MEDIA – Marrëveshje bashkëpunimi BTA-FENA

SARAJEVË, 12 maj /ATSH-BTA/ – Agjencitë kombëtare të lajmeve të Bullgarisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, respektivisht BTA dhe FENA nënshkruan sot në Sarajevë një marrëveshje bashkëpunimi.

Ato do të kenë akses falas në shërbimet e tyre të lajmeve dhe fotografive, do të shkëmbejnë lajme dhe foto në baza ditore dhe stafi i tyre do të ndajë përvojën gjatë vizitave profesionale reciproke.

Dokumenti u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i BTA-së, Kiril Valçev dhe ai i FENA-s, Elmir Huremoviç.

Valçev tha se marrëveshja BTA-FENA do t’i ndihmojë partnerët të mbulojnë në mënyrë më të plotë çështjet dhe njerëzit në të dy vendet. Ai foli për kontakte shekullore midis njerëzve në atë që sot janë Bullgaria dhe Bosnja-Hercegovina.

Nga ana e tij, Huremoviç vuri në dukje se marrëveshja e partneritetit ofron një mundësi për përshpejtimin dhe forcimin e lidhjeve të agjencisë së tij me BTA-në.

Valçev kujtoi se Bullgaria ishte vendi i parë në botë që njohu Bosnje-Hercegovinën si shtet të pavarur./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUEFA: Mos udhëtoni drejt vendeve të finaleve nëse nuk keni bileta
Artikulli tjetërEcuria pozitive e rritjes ekonomike edhe gjatë muajve të parë të vitit