Ballina Flash

Gjirokastër, aktivitete në Ditën e Evropës

TIRANË, 9 maj/ATSH/ Në Ditën e Evropës bashkia e Gjirokastrës organizoi sot një program të veçantë aktivitetesh.

Pjesë e tyre kanë qenë performancat artistike dhe ekspozitë në pikturë e nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, workshop me idetë mbi politikat e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e mjedisit dhe ndërgjegjësimin e qytetarë në bashkëpunim me grupe të rinjsh, etj.

Sipas kryetarit të bashkisë, Flamur Golemi, në Ditën e Evropës, nëpërmjet aktiviteteve të zhvilluara, përcjellin mesazhin e tolerancës dhe bashkëjetesës mes popujve.

”Evropa nuk është thjesht një nocion gjeografik, por mbi të gjitha një bashkësi vlerash, ndërsa Shqipëria synon që së shpejti të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Golemi.

Pjesë e aktiviteteve ishte dhe krijimi i Këshillit Vendor Rinor, i cili do të bëjë të mundur përfshirjen e të rinjve në zbatimin e politikave lokale.

/k.s/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMakina inteligjente sërish në veprim, 100 drejtues me shpejtësi mbi normë
Artikulli tjetërFOKUS – BE: Një duzinë shtetesh anëtare kundërshtojnë ndryshimin e traktateve