TIRANË, 9 maj /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën monedhat e huaja forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me fundjavën.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0.72 lekë dhe këmbehet me 114.60 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 120.43 lekëve, ose 0.14 lekë më shumë se ditën e premte.
Me 0.18 lekë, pozitat i ka forcuar edhe paundi britanik. Monedha britanike këmbehet me 140.72 lekë, ndërsa franga zvicerane u nënçmua me 0.26 lekë dhe këmbehet me 115.48 lekë.
Sot në këmbim me lekun, valutat e tjera kanë pësuar rënie.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 114.60 | +0.72 | |
| Euro | EUR | 120.43 | +0.14 | |
| Poundi britanik | GBP | 140.72 | +0.18 | |
| Franga zvicerane | CHF | 115.48 | -0.26 | |
| Jeni japonez (100) | JPY | 87.38 | +0.08 | |
| Dollari australian | AUD | 80.24 | -0.58 | |
| Dollari kanadez | CAD | 88.64 | -0.18 | |
| Korona suedeze | SEK | 11.44 | -0.03 | |
| Korona norvegjeze | NOK | 11.97 | -0.08 | |
| Korona daneze | DKK | 16.19 | +0.02 | |
| SDR | SDR | 153.71 | +0.53 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 213659.00 | -658.60 | |
| Argjend (OZ 1) | XAG | 2526.01 | -29.46 | |
| Juani kinez (onshore) | CNY | 17.04 | -0.03 | |
| Juani kinez (offshore) | CNH | 16.93 | -0.04 | |
| Lira turke | TRY | 7.65 | +0.03 | |
/r.e/























