Ballina Aktualitet

Nikolla: Vlerat e antifashizmit, në themelet e Shqipërisë europiane

TIRANË, 5 maj /ATSH – I. Vata/ Sot, në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut, Kryetarja e Kuvendit, Nikolla, bëri homazhe pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”, në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut.

Gjithashtu, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka nderuar sot nëpërmjet një mesazhi sakrificën sublime të Dëshmorëve.

“Nderimi për Dëshmorët është tregues i vlerave, fisnikërisë dhe mirënjohjes së një kombi. Sakrifica e tyre sublime ishte çmimi i Shqipërisë së lirë. Në Luftën e Dytë Botërore, Shqipëria u rreshtua në anën e duhur të historisë.Vlerat e antifashizmit dhe të lirisë qëndrojnë në themelet e Shqipërisë demokratike, të Shqipërise evropiane. Nderim e lavdi Dëshmorëve të Atdheut!”, shkruan në mesazhin e saj Kryetarja e Kuvendit, Nikolla.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVetëvrasja e 31-vjeçarit në Komisariatin e Kavajës, AMP: Arrestohen 3 punonjës policie për shpërdorim detyre
Artikulli tjetërKurti: Qëndrimet janë të vjetra, arsyeja pse nuk mund të kemi një marrëveshje të re