LUGANSK, 30 prill /ATSH-UKRINFORM/ – Forcat ruse kanë hapur zjarr ndaj dy autobusëve që evakuonin civilët nga Popasna, rajoni i Luhanskut, tha në një postim në Telegram, Mykola Khanatov, kreu i Administratës Ushtarako-Civile të qytetit Popasna.
Nuk ka njoftime për viktima apo të plagosur.
“Dje evakuam 31 persona nga Popasna. Kishte shumë më tepër njerëz të gatshëm të evakuoheshin, kështu që dy autobusë të tjerë u dërguan në qytet. Ata mbërritën në zonë dhe u ndodhën më pas nën zjarrin e një grupi armik rus”, tha Khanatov.
Siç raportohet, rajoni i Luhanskut është nën sulme të vazhdueshme nga rusët.
Shumë ndërtesa banimi, infrastrukturë dhe objekte arsimore u shkatërruan në rajon, ndërkohë që të gjitha spitalet u dëmtuan.
Sipas kreut të Administratës Ushtarake Rajonale të Luganskut, më shumë se 60 000 civilë kanë refuzuar të evakuohen dhe janë ende në rajon./ a.jor.






















