ROMË, 28 prill /ATSH/ – Sanksionet e rënda të vendosura nga Bashkimi Evropian pas pushtimit të Putinit po izolojnë Rusinë dhe rreziku i falimentimit është real, shkruan focus.it.
Le të përpiqemi të kuptojmë në mënyrë të qartë dhe të thjeshtë se çfarë do të thotë e gjithë kjo dhe cilat mund të jenë pasojat për ekonominë botërore.
1 – Çfarë nënkuptohet me një vend në default?
Një vend e përkufizon veten në default kur ai nuk është më në gjendje të paguajë borxhin e vet.
Ai nuk mund të shlyejë obligacionet e qeverisë për qytetarët ose bankat e huaja, nuk është më në gjendje të paguajë për furnizimet, punonjësit publikë ose pensionet.
2 – Pse Rusia është në rrezik falimentimi?
Rusia rrezikon falimentimin për shkak të sanksioneve të rënda të vendosura nga komuniteti ndërkombëtar pas pushtimit të Ukrainës. Sistemi ekonomik rus është përjashtuar nga qendrat kryesore tregtare për shkak të përjashtimit nga sistemi SWIFT, duke e bërë të pamundur blerjen e shumë mallrave dhe shërbimeve për dhe nga Moska. Kësaj i shtohen edhe shpenzimet e mëdha ushtarake që po bën qeveria për pushtimin e Ukrainës, të cilat mund të llogariten në disa qindra milionë dollarë në ditë për burra, automjete, karburant dhe armë.
3 – Pse Rusia nuk është shpallur zyrtarisht e paaftë në pagesa?
Që nga vendosja e sanksioneve të para, Rusisë nuk i është dashur ende të shlyejë interesin e borxhit të saj ose të rihyjë në obligacionet e vonuara të qeverisë. Afati i parë zyrtar ishte 16 Mars 2022, kur u grumbulluan 107 milionë dollarë interesa nga investitorët e huaj.
Moska ka 30 ditë për të shlyer borxhin.
Kremlini gjithashtu mund t’u kërkojë kreditorëve të tij të nderojnë obligacionet e tij në rubla dhe jo në dollarë, siç përcaktohet në kontratë, por investitorët e huaj ka të ngjarë ta refuzojnë propozimin duke pasur parasysh zhvlerësimin e monedhës ruse në javët e fundit.
4 – A do ta paguajë Rusia borxhin e saj ?
Çështja është e diskutueshme: kur një vend dështon, ai humbet aksesin në tregjet ndërkombëtare. Por Rusia, për shkak të sanksioneve, tashmë e ka humbur këtë mundësi, ndaj mund të tundohet të mos shlyejë kreditorët e saj.
6 – Çfarë ndikimi do të ketë deflauti rus në ekonominë botërore?
Ekspozimi i qeverisë ruse ndaj tregjeve, sado i konsiderueshëm, nuk është i tillë që të konsiderohet shqetësues.
Historia ka parë falimentime shumë më serioze, për shembull ai i Argjentinës në 2001 për mbi 82 miliardë dollarë.
Situata mund të përkeqësohet nëse edhe kompanitë ruse fillojnë të mos respektojnë më borxhet e tyre ndaj investitorëve ndërkombëtarë.
Sipas vlerësimeve, kompanitë ruse janë të ekspozuara për mbi 200 miliardë dollarë ndaj bankave dhe investitorëve perëndimorë.
Dekreti i fundit i Putinit gjithashtu detyron individët privatë të paguajnë borxhin e jashtëm në rubla, një monedhë e zhvlerësuar që mund të krijojë shumë probleme për ata që detyrohen t’i mbledhin ato./ /os/












