Ballina Flash

Rezultate premtuese mbi vaksinën e kancerit të mëlçisë

NAPOLI, 26 prill /ATSH-ANSA/ – Pas shtatë vitesh eksperimentimi ndërkombëtar të ”Hepavac” (vaksina kundër kancerit të mëlçisë), të koordinuar nga Instituti i Kancerit, në Napoli, mbërrijnë rezultatet e para pozitive të vaksinës, të cila tashmë janë të publikuara në revistën amerikane ”Clinical Cancer Research”.

Në tetor 2018, në spitalin ”Pascale” të Napolit u vaksinua pacienti i parë me ”Hepavac”, vaksina e zbuluar nga një ekip ndërkombëtar studiuesish, i koordinuar nga imunologu Luigi Buonaguro.

Pacientët e vaksinuar janë 20 nga 80 persona të regjistruar, ndërsa efektet anësore të vërejtura në pacientët e vaksinuar ishin minimale.

Sipas institutit, rezultatet që dolën nga eksperimenti mund të përkufizohen si “jashtëzakonisht interesante dhe premtuese” dhe ”vendosin themelet e radhës për të vazhduar studimin klinik në një numër më të madh pacientësh”.

“Këto të dhëna hapin një horizont të ri të mundshëm terapeutik për kancerin e mëlçisë, për të cilin armamentari terapeutik është ende shumë i kufizuar dhe përfaqëson shkakun e tretë të vdekshmërisë për rezultatet e demonstruara”, nënvizon Buonaguro.

”Vaksina ka siguria të plotë dhe efekte negative të shkallës së ulët”, shton ai./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUlet numri i të prekurve nga COVID-19, Tomini: 15 raste për 100 mijë banorë
Artikulli tjetërGjykata e Lartë me 12 anëtarë, Meta dekreton gjyqtarin Darjel Sina