Ballina Flash

Dita Botërore e Tokës, Pukës i shtohen pemë e lule dekorative

TIRANË, 22 prill/ATSH/ Në Ditën Botërore të Tokës në qytetin verior të Pukës u mbollën sot drurë dhe lule dekorative.

Kryetari i bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj dhe nënprefektja e Pukës, Besmira Aliaj e nisën ditën me mbjelljet e drurëve dekorativë në parkun e gjelbër të liqenit.

“Është një ditë e veçantë për t’i shprehur mirënjohjen tonë Planetit Tokë, i cili mbështet të gjitha format e jetës.Kjo ditë na kujton gjithashtu se kemi përgjegjësi që kalojnë përtej shtëpisë tonë”, tha kryebashkiaku Gjonaj.

Ndërkohë që punonjësit e shërbimeve të bashkisë Pukë vijuan mbjelljet e luleve dekorative dhe pastrimin e hapsirave në dy anët e rrugës Qafë Qerreti – Pukë, pjesë e segmentiti Pukë – Shkodër.

Shtimi i sipërfaqeve të gjelbra pyjore përmirëson cilësinë e ajrit, e regjimit të ujërave mbi e nëntokësore, mbrojtjen e tokës pyjore nga erozioni e rrëshqitjet etj.

 

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Zelensky: Nevojiten qindra miliarda dollarë për rindërtimin e Ukrainës
Artikulli tjetërKrifca: Nxitje politikave më të mira bujqësore e mjedisore