Ballina Bota

VILNIUS – Lituania dërgon armatime të rënda në Ukrainë

VILNIUS, 21 prill /ATSH-ANSA/ – Lituania ka dërguar mortaja për Ukrainën për të ndihmuar sadopak Kievin të përballet me agresionin rus.

”Ne kemi dorëzuar mortaja të rënda në Ukrainë. Nuk do t’i përmend numrat, por ne kemi dorëzuar shumë”, deklaroi ministri lituanez i Mbrojtjes, Arvidas Anushauskas.

Ministri shtoi se ”kostoja totale e të gjitha ndihmave ushtarake arrin në dhjetëra miliona euro”.

”Lituania tashmë ka furnizuar Ukrainën sisteme raketore kundërajrore të transportueshme me rreze të shkurtër veprimi (Manpads), armë kundërtanke, granata, municione e mitralozë”, shtoi ai./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: Të bëjmë gjithçka për të ruajtur trashëgiminë e pasur kulturore arbëreshe
Artikulli tjetërPeleshi publikon pamjet: Një ditë stërvitjeje e Forcave tona Speciale