MOSKË, 21 prill /ATSH-DPA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin ka braktisur planin e tij për marrjen e një uzine të madhe çeliku në Mariupol nga trupat ruse.
Mariupoli, një qytet port strategjik, ka qenë nën rrethimin e pamëshirshëm të Rusisë për javë të tëra.
Uzina ”Azovstal”, që ka një rrjet të gjerë strehimesh nëntokësore, është bastioni i vetëm i mbetur i rezistencës ukrainase në Mariupol.
Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu i tha Putinit se, me përjashtim të uzinës, qyteti juglindor ishte plotësisht nën kontrollin rus.
“Njësitë e mbetura luftarake ukrainase janë ngulitur në zonën industriale të fabrikës ‘Azovstal”, theksoi Shoigu në takimin e transmetuar në televizionin shtetëror.
Sipas llogarisë së Shoigu, njësitë ukrainase janë plotësisht të bllokuara.
Ministri siguroi se fabrika duhet të kapet në tre deri në katër ditët e ardhshme.
Putin tha se ai po anulonte urdhrin e tij të mëparshëm për të sulmuar ”Azovstal”-in pasi nuk ia vlente humbja e mundshme e jetëve e trupave ruse.
“Nuk ka nevojë të ngjitemi në ato katakombe dhe të zvarritemi nën tokë nën ato impiante industriale”, tha Putin./ /os/





















