Ballina Flash

Festivali “Zâ Fest”, në fund të korrikut në Shkodër

TIRANË, 19 prill /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali zhvilloi sot një takim me drejtorin artistik të festivalit “Zâ Fest”, Vlashent Sata dhe Manjola Lloja.

Bilali u shpreh se ky festival tashmë është kthyer në një traditë.

“Në fund të muajit korrik pritet të mbahet për 3 ditë radhazi në Shkodër, edicioni i 6-të i këtij festivali. Shkodra është shndërruar në një pol të aktiviteteve kulturore”, tha Bilali.

Festivali, i cili ka nisur rrugëtimin 6 vite më parë, zbulon thesaret e folklorit shqiptar, duke ndërthurur muzikën, legjendat, poezinë dhe kinemanë.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Furnizuesit gjermanë ofrojnë armë për Ukrainën
Artikulli tjetërMediu: Të gjejmë president konsensual, opozita të negociojë si një trupë e vetme