Ballina Flash

Alibeaj: Zgjedhja e Presidentit përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës

TIRANË, 19 prill/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi sot se “procesi i zgjedhjes së presidentit duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe  transparent që të japë produktin e duhur”.

“Presidenti, siç edhe Kushtetuta e thotë, është kryetar i shtetit dhe mbi të gjitha përfaqëson unitetin e popullit. Ky është edhe frymëzimi nga i cili do të duhet të niset procesi”, tha Alibeaj në një prononcim për mediet.

Sipas tij, “është e rëndësishme që procesi të jetë gjithëpërfshirës, transparent, jo i mbyllur në zarf”.

“Procesi duhet të jetë transparent, gjithëpërfshirës, në sytë e shqiptarëve. Të gjithë e  dimë se në raundin e 4 dhe 5, presidenti zgjidhet me votat e mazhorancës. Kjo nuk duhet përdorur si një mjet për ta futur në zarf dhe pjesa tjetër të zgjedhë zarfin”, tha ai.

Alibeaj shtoi se grupi parlamentar i PD-së do të mbajë qëndrimin e vet mbi gjithçka, mbi procesin, mbi produktin, mbi kriteret dhe gjithçka tjetër që ka lidhje me presidentin e Republikës.

“Nuk është president i deputetëve, por është i shqiptarëve. Kjo duhet të prevalojë mbi gjithçka”, tha ai.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKim takon kreun e ri të KLP-së: Integritet dhe transparencë për të siguruar llogaridhënie të prokurorëve
Artikulli tjetërRama: Shqipërisë i duhet një president normal, e kundërta e Metës