Ballina Flash

Parashikimi i motit, 16 prill 2022

TIRANË, 16 prill/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonën e jugut.

Në zonën e veriut në orët e pasdites dhe mbrëmjes, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Hera-herës reshjet në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – juglindje 1-8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/24 Diell re shi
Kukës 12/22 Diell re shi
Lezhë 12/23 Diell re shi
Dibër 9/20 Diell re shi
Durrës 12/23 Diell re
Tiranë 12/25 Diell re
Elbasan 12/26 Diell re
Berat 10/23 Diell re
Vlorë 13/23 Diell re
Korcë 8/20 Diell re
Gjirokastër 12/23 Diell re
Sarandë 13/22 Diell re
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPetra, mrekullia “e kuqe” e botës
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 16/4/2022