Ballina Ekonomi

Shërbimet publike, akses online për këdo

TIRANË, 13 prill /ATSH/ Matja e performancës në shërbimet për qytetarin dhe rritja e standardeve të cilësisë në këto shërbime, ishte në fokus të takimit që zhvilloi, ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi me përfaqësuesen e UNDP-së Rudina Mullahi dhe Drejtorin e ADISA Lorin Ymeri.

“Diskutuam dhe ndoqëm së bashku prezantimin e punës mbi hartimin e barometrit të shërbimeve publike dhe zbatimin e tij”, tha Ekonomi.

“Në kuadër të projektit “Konsolidimi i Shërbimeve Publike me në qendër qytetarin” (CSDA), po bashkëpunojmë prej muajsh me ekspertë vendas e të huaj për të siguruar standarde të larta të shërbimeve publike, cilësi dhe akses online për këdo”, u shpreh Ekonomi.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjysma e botës vuan nga dhimbja e kokës
Artikulli tjetërParcelë Kombëtare e Kujtesës për të Zhdukurit gjatë regjimit komunist