TIRANË, 12 prill/ATSH/ Mësimi i gjuhës angleze që në klasë të parë kërkon jo vetëm programe dhe tekste mësimore cilësore, por sidomos mësues profesionistë dhe të trajnuar.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi tha se për këtë qëllim, me mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Ambasadës amerikane në Tiranë po punojmë për modulet e reja të trajnimit.
“Mirënjohje partnerëve tanë strategjikë, jo vetëm për këtë bashkëpunim, por edhe shumë programe të tjera në fushën e arsimit”, tha ajo.
/m.m/r.e/






















