Ballina Flash

Shpella e Kabashit në Gramsh, atraksion ideal për ditën e pushimit

TIRANË, 8 prill/ATSH/ Shpella e Kabashit në Gramsh, e krijuar nga shkëmbinjtë gëlqerorë me dukuri të shumta karstike, stalaktite e stalagmite, ofron një bukuri të rrallë. E kthyer në një destinacion turistik, kjo shpellë po vizitohet gjithnjë e më shpesh nga turistët.

Administrata e Zonave të Mbrojtura Elbasan publikoi sot pamje nga Shpella e Kabashit,duke ftuar turistët ta vizitojnë atë.

“Monumenti i Natyrës “Shpella e Kabashit” Gramsh, një atraksion ideal për një ditë pushimi”, theksoi ADzM Elbasan.

Shpella e Kabashit ndodhet në afërsi të fshatit Kabash, në lartësinë 900 m mbi nivelin e detit, e njohur nga banoret e zonës si Shpella e Farricës.

Hyrja e saj është gati e padukshme, pasi është e ngushtë, por në brendësi të saj gjendet një thesar natyror.

Ka forma të çuditshme të krijuara nga stalaktitet dhe stalagmitet, me hapësira të ngushta, zgjerime, degëzime dhe labirinthe nëntokësore.

Turizmi speleologjik në mbarë botën është kthyer në një dukuri mjaft tërheqëse për vizitorët kuriozë të natyrës dhe historisë.

/k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManifestimi në Tiranë në mbështetje të Ukrainës, rrugët ku kufizohet qarkullimi
Artikulli tjetërKroçera me 387 turistë në Sarandë, Rama: Dallëndyshja e parë për sezon më të bukur turistik