Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/3/2022

KIEV – Ndjekje e ngjarjeve në Ukrainë, pas pushtimit rus.

WINDSOR (BM) – 20-vjetori i vdekjes së nënës së mbretëreshës Elizabeth II.

MADRID (Spanjë) – Vizitë e kryeministrit holandez.

KIRKENES (Norvegji) – Vizita e ministrit britanik të mbrojtjes Ben Wallace në rajonin kufitar afër Rusisë.

MADRID (Spanjë) – Fjalimi i kryeministrit Pedro Sanchez në Dhomën e Deputetëve.

FRANKFURT (Gjermani) – Fjalim i presidentes së BQE-së, Christine Lagarde, në një konferencë të organizuar nga Banka Qendrore e Qipros.

BERLIN (Gjermani) – Komiteti i ekonomistëve që këshillojnë qeverinë prezanton parashikimet e reja të rritjes.

LUKSEMBURG – Vendimi i Gjykatës së Drejtësisë të BE-së me rastin e masave kufizuese të BE-së ndaj ish-presidentit të Ukrainës, Viktor Janukoviç dhe djalit të tij.

JEZKAZGAN (Kazakistan) – Zbarkimi i planifikuar i dy kozmonautëve dhe një astronauti.

GJENEVË (Zvicër) – Konferencë për shtyp e OBSH-së për pandeminë dhe Ukrainën.

OKB – Këshilli i Sigurimit voton një rezolutë për zëvendësimin e misionit të OKB-së në Somali.

KEJP KANAVERAL (SHBA) – Nisja e misionit Ax-1, ekuipazhi i parë tërësisht privat në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ​​në bordin e një rakete SpaceX.

BAGDAD (Irak) – Seancë e re në Parlament për të tentuar zgjedhjen e presidentit të Republikës.

BEJRUT (Liban) – Mbledhja e kabinetit në pallatin presidencial.

DUBAI (Emiratet e Bashkuara Arabe) – Ceremonia e mbylljes së World Expo.

KUBA – Fundi i konsultimit popullor për Kodin e ri të Familjes, i cili përfshin martesat e homoseksualëve./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 30 mars 2022
Artikulli tjetërLONDËR – Qeveritë perëndimore bëjnë thirrje për armëpushim dhe diplomaci në Ukrainë