VARSHAVË, 29 mars /ATSH-PAP/- Roja Kufitare (SG) njoftoi sot se që kur Rusia pushtoi Ukrainën, më 24 shkurt, 2 334 milionë refugjatë kanë kaluar kufirin polako-ukrainas për në Poloni.
“Që prej 24 shkurtit, kur Rusia pushtoi Ukrainën, 2 334 milionë refugjatë kanë kaluar kufirin polako-ukrainas për në Poloni”, njoftoi Roja Kufitare (SG) përmes një postimi në Twitter.
“Të hënën, oficerët e Gardës Kufitare kryen 21 000 kontrolle kufitare ndaj personave që hynin në Poloni nga Ukraina, duke regjistruar një rënie prej 22 për qind krahasuar me një ditë më pare”, tha Roja Kufitare.
Roja Kufitare tha gjithashtu se numri i mbërritjeve deri në orën 7:00 të mëngjesit të së martës kishte arritur në 3 000 persona, duke shënuar një rënie prej 7.4 për qind krahasuar me ditën e hënë. //a.i/























