Ballina Bota

COVID-19 – Bennett rezulton pozitiv

TEL AVIV, 28 mars /ATSH-DPA/ – Kryeministri izraelit Naftali Bennett është infektuar me koronavirus, sipas zyrës së tij të shtypit.

”Bennett ka marrë një rezultat pozitiv të testit, por ndihet mirë dhe do të vazhdojë punën nga shtëpia”, thuhet në deklaratën e rastit.

Dje, Bennett u takua me sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken në Jeruzalem.

Blinken do të marrë pjesë sot në një samit me ministrat e Jashtëm të Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Marokut në vendpushimin izraelit të shkretëtirës Sde Boker.

Izraeli do të përfaqësohet atje nga ministri i Jashtëm, Jair Lapid.

Numri i infeksioneve të reja me koronavirus në Izrael kohët e fundit është rritur sërish, mesatarisht më shumë se 10 000 në ditë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbillen rreth 2500 pisha në Divjakë-Karavasta
Artikulli tjetërPolicia e Fierit, procedohen administrativisht 2485 drejtues mjetesh