Ballina Flash

Rritja e çmimeve, Tabaku: Qeveria të pezullojë pagesat për PPP-të

TIRANË, 25 mars/ATSH – I. Vata/ Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku deklaroi sot në Komisionin e Ekonomisë se qeveria duhet të pezullojë pagesat për PPP-të.

Gjatë diskutimeve për aktin normativ në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, Tabaku u shpreh se Akti Normativ duket i cunguar sidomos në një situatë kur gjasat janë që kriza të përkeqësohet.

Ajo gjithashtu ngriti shqetësimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike pa një vendim të duhur.

“Unë kam fatura të bizneseve që paguajnë më shtrenjtë dhe çmimi nuk është rritur me një vendim të institucioneve përkatëse. Si mund të ndodhë kjo? Ju pretendoni që nuk keni rritur çmimin por e vërteta qenka ndryshe”, u shpreh ajo.

Tabaku theksoi se qeveria duhet të pezullojë pagesat për PPP-të.

“Nuk e kuptoj përse qeveria shqiptare nuk pezullon pagesat për PPP-të në një kohë krize meqenëse jemi në një periudhë dhe në një moment kohor ku kemi një situatë luftë dhe krize. Pra kemi kushtet që buxheti duhet të fokusohet pikërisht tek qytetarët”, tha Tabaku.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjykata Kushtetuese: Operacioni “Forca e Ligjit”, i ligjshëm
Artikulli tjetërKriza energjetike, Ibrahimaj: 28 miliardë lekë për përballimin e rritjes së çmimeve