PRAGË, 24 mars /ATSH-DPA/- Republika Çeke ka miratuar dislokimin e deri në 650 trupave në vendin e saj fqinj dhe partner në NATO, Sllovaki.
Dhoma e Ulët e legjislaturës ka mbështetur sot propozimit. Senati ka miratuar tashmë dërgimin e trupave, si pjesë e një njësie luftarake shumëkombëshe që po dislokohej për të forcuar krahun lindor të NATO-s ndërsa lufta po shpërthente në Ukrainë. Sllovakia ndan një kufi prej gati 100 kilometrash me Ukrainën.
Ministrja çeke e Mbrojtjes Jana Cernochova theksoi rëndësinë simbolike të dislokimit të trupave. Republika Çeke dhe Sllovakia dolën paqësisht nga ish-Çekosllovakia më 1 janar 1993. Ato kishin një ushtri të vetme deri në atë kohë.
Kostoja e dislokimit, e cila do të zgjasë deri në fund të qershorit 2023, është vlerësuar në 23 milionë dollarë.
Përveç Republikës Çeke dhe Sllovakisë, në njësitë luftarake po kontribuojnë edhe Gjermania, Sllovenia, Polonia dhe Holanda. //a.i/























