Ballina Bota

RIGA – Shtetet baltike dëbojnë 10 diplomatë rusë

RIGA, 18 mars /ATSH-DPA/- Shtetet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë shpallën gjithsej 10 diplomatë rusë personae ”non grata” dhe i dëbuan nga vendi.

Me kërkesë të ministrive të jashtme të Talinit, Rigës dhe Vilniusit, punonjësit e ambasadave ruse në kryeqytetet e tre shteteve të BE-së dhe NATO-s duhet të largohen brenda pak ditësh nga vendet e tyre përkatëse.

Arsyet e dhëna për dëbimet e së premtes ishin se aktivitetet “nuk ishin në përputhje me statusin e tyre diplomatik”. Vendimi ishte gjithashtu një shprehje solidariteti me Ukrainën, e cila është sulmuar nga Rusia, thonë paralajmërimet.

Estonia dhe Letonia kanë urdhëruar dëbimin e tre diplomatëve rusë, ndërsa Lituania ka kërkuar që katër anëtarë të stafit të ambasadës të largohen nga vendi.Sipas ministrit të jashtëm letonez Edgars Rinkevics, vendimi ishte koordinuar midis tre vendeve. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOSBE: Një gur kilometrik i rëndësishëm për zgjedhjet në Shqipëri
Artikulli tjetërRama: Nuk do ndalemi deri në dhënien fund të marrëzisë së papastërtisë