Ballina Flash

Biblioteka në natyrë edhe në Berat

TIRANË, 17 mars /ATSH/ Në qytetin e Beratit është përuruar sot minibiblioteka e re në pedonalen e qytetit.
Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo, u shpreh se biblioteka e re është tashmë një mundësi e mirë për të gjithë lexuesit.
Sipas tij, nën sloganin “Merr një libër, lër një libër” biblioteka është gjithnjë pranë qytetarëve të cilët do të gjejnë aty, libra për fëmijë ose të rritur, shqip ose anglisht.
“Mund të merrni një libër i cili u pëlqen dhe ta zëvendësoni me një tjetër që keni në shtëpi të cilin e keni lexuar”, tha Demo, teksa shtoi se modeli i bibliotekave të tilla i jep mundësi qytetarëve të afrohen më shumë me librin.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAKU, 159 inspektime në terren për sigurinë ushqimore
Artikulli tjetër​Theodora Bakoyannis, raportuese për Kosovën: Është koha që ky vend të integrohet në BE