Ballina Aktualitet

Nisen për në Bunavi 305 kandidatë për ushtarë

TIRANË, 15 mars/ATSH – I. Vata/ Mbi 300 të rinj e të reja fituan të drejtën të bëhen pjesë e personelit të Forcave të Armatosura në përfundim të fushatës së rekrutimit që u shtri në të gjithë vendin në periudhën tetor 2021 – janar 2022.

Kandidatët për ushtarë/detarë do të kryejnë stërvitjen bazë në Bunavi.

Në ceremoninë e përcjelljes së tyre, zv.ministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici përgëzoi për punën e bërë Shtabin e Përgjithshëm të FA, Qendrën e Personel Rekrutimit, si dhe të gjithë personelin e angazhuar në kushtet e vështira të pandemisë së COVID-19.

Duke iu drejtuar të rinjve, zv.ministrja Bici u shpreh: “Nga dita e sotme ju jeni pjesë e Forcave të Armatosura. Do të keni kontratë pune të rregullt dhe të sigurt; shërbim shëndetësor falas për vete e familjen; mundësi arsimimi dhe kualifikimi brenda e jashtë vendit pa pagesë; aftësim profesional; si dhe përfitoni të gjitha të drejtat që parashikon Statusi i Ushtarakut të Republikës së Shqipërisë”.

Gjatë fushatës së rekrutimeve u regjistruan sipas kritereve 409 kandidatë, 46 prej tyre femra. Por vetëm 305 prej kandidatëve fituan të drejtën për t’u bërë pjesë e personelit të FA.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia e Shkodrës, 348 masa administrative
Artikulli tjetër“Berati Open Air”, për herë të parë në Berat kampionati ndërkombëtar i hedhjes me parashuta