Ballina Flash

Elon Musk fton Putinin në duel?

UASHINGTON, 14 mars /ATSH/ – Në këtë mënyrë e sfidoj Vladimir Putinin, në duel, tha miliarderi i teknologjisë, Elon Musk në një postim në Twitter.

Në një mesazh vijues në rusisht, Musk pyeti “A jeni dakord me këtë duel?”

Dmitry Rogozin, drejtor i përgjithshëm i programit hapësinor të Rusisë ”Roscosmos”, iu përgjigj Musk me një varg nga “Përralla e priftit dhe e punëtorit të tij Balda” të Aleksander Pushkinit.

“Ti, djall i vogël, je ende i ri”, tha Rogozin, duke cituar përrallën popullore të Pushkinit dhe duke shtuar se “ti je i dobët për të konkurruar me mua; do të ishte vetëm një humbje kohe. Parakaloni më parë vëllanë tim.”

Musk, nga ana e tij, përsëriti se ai është “absolutisht serioz” në lidhje me ofertën dhe kur u pyet nëse do të habitej nëse Putini do ta pranonte sfidën, Musk këmbënguli se “do të ishte një nder”.

“Nëse Putini do të mund ta poshtëronte kaq lehtë Perëndimin, atëherë ai do ta pranonte sfidën”, shkroi Musk në një përgjigje tjetër në Twitter. “Por, ai nuk do”, shtoi ai.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri i Ukrainës dhe kreu i transformimit dixhital, Mykhailo Fedorov, vlerësoi gjithashtu sfidën e Elon Musk.

“Jam i sigurt se @elonmusk mund ta dërgojë Putinin në Jupiter”, shkroi ai.

Kjo nuk është hera e parë që Musk, i cili njihet për postimet e tij ndonjëherë të çuditshme në rrjetet sociale, komenton luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në fund të shkurtit, themeluesi i ”Tesla” dhe ”SpaceX” ranë dakord të ofrojnë antena  interneti satelitore ”Starlink” në Ukrainë, duke e ofruar shërbimin falas dhe duke lejuar qytetarët të qëndrojnë të lidhur në internet, pavarësisht luftimeve të rënda që po ndodhin në të gjithë vendin.

Elon Musk vlen 219,1 miliardë dollarë./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Erdogan dhe Scholz diskutojnë konfliktin ruso-ukrainas
Artikulli tjetërKurti-Wigemark diskutojnë për vendosjen e 92 pjesëtarëve të EUROGENDFOR-it në Kosovë