Ballina Flash

Cikalleshi, dopietë vendimtare në Superligën turke

TIRANË, 13 mars /ATSH – I. Vata/ Sokol Cikalleshi vazhdon të shkëlqejë në Superligën turke. Bomberi kuqezi shënoi dy gola fantastik në fitoren me përmbysje që skuadra e tij Konyaspor arriti në transfertë ndaj Kayserispor me rezultatin 2-3.

Sulmuesi Kombëtares shënoi golin e barazimit 2-2 në minutën e 52-të, falë një goditjeje të fortë diagonale brenda zonës së rreptësisë, që nuk i dha asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.

Cikalleshit ju deshën vetëm 9 minuta për të përmbysur rezultatin dhe gjetur golin e dytë personal, ku pas një krosimi perfekt nga mesfushori Kombëtares, Endri Çekiçi, që kishte vetëm 1 minutë në lojë, arriti të godasë saktësisht në portë dhe të ndihmojë skuadrën e tij për të siguruar 3 pikët e radhës që e afrojnë akoma më shumë me kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Këto dy gola të shënuar sot e ngjisin bomberin kuqezi në kuotën e 9 golave pas 25 ndeshjeve të zhvilluara në Superligën turke.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLVIV – 35 të vdekur pas një sulmi rus në një bazë ushtarake
Artikulli tjetërAnëtarët e Komisionit të Ligjeve vizitë në Kosovë