Ballina Ekonomi

ARRSH: Në tunelin e Llogarasë janë hapur 700 m

TIRANË, 12 mars/ATSH/- Në tunelin e  Llogarasë, një vepër me rëndësi strategjike për turizmin në rivierën e Jonit, puna po vijon pa u ndalur për përfundimin e tij brenda afateve të parashikuara.

Autoriteti Rrugor Shqiptare ka publikuar pamje nga ky kantier që i përgjigjet strategjisë së turizmit duke shkurtuar distancën drejt bregdetit të jugut për të gjithë vizitorët vendas e të huaj.

Në vetëm katër muaj, ARRSH deklaron se në tunelin e Llogarasë janë hapur 700m.

Me këtë vepër aksi Orikum – Palasë do të përshkohet në vetëm 10 minuta.

Tuneli hap një portë të re në jug të vendit, që synon ta kthejë jugun e Shqipërinë në një atraksion turistik jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin dhe pse jo edhe për Mesdheun.

Në buxhetin e këtij viti, fondi i llogaritur për tunelin e Llogorasë është 4.67 miliardë lekë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRreth 9.7% e shitjeve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, për eksport
Artikulli tjetërNgrihet Bordi i Administrimit të Karburantit, Rama: S’lejojmë abuzim në kurriz të qytetarëve