TIRANË, 11 mars /ATSH – I. Vata/ Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella i dërgoi një telegram falenderimi Presidentit të Republikës, Ilir Meta pas urimeve që Kryetari i Shtetit shqiptar i dërgoi për rizgjedhjen e tij për një mandat të dytë në detyrë.
Presidenti Mattarella e garanton Presidentin Meta “për të vijuar punën e kryer deri tani, me synimin për të forcuar më tej lidhjet e miqësisë midis dy vendeve tona, në përputhje të plotë me vlerat euroatlantike dhe angazhimin italian në favor të integrimit të Shqipërisë në institucionet evropiane”.
Gjithashtu Mattarella i shkruan Kryetarit të Shtetit shqiptar se “vërej me kënaqësi se lidhjet midis popujve tanë, jashtëzakonisht të forta, ushqehen vazhdimisht nga roli dinamik i komunitetit shqiptar në Itali dhe nga kontributi i komunitetit italian në Shqipëri”.
/a.a/r.e/






















