TIRANË, 11 mars/ATSH/ Krijohet Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit për t’i vënë fre çdo spekulimi me pasojat e luftës në çmimet e karburantit.
Situata e jashtëzakonshme imponon ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të qeverisë për ngrirjen e marzheve të fitimit si edhe transparencën e çmimit.
Një Akt Normativ me fuqinë e menjëhershme të ligjit për përballimin e kësaj emergjence shkaktuar nga lufta në Ukrainë, do të përcaktojë që nesër edhe kuadrin e detyrimeve dhe të drejtave të kufizuara të furnizuesve të karburantit, për një afat dymujor, të rinovueshëm sipas dinamikës së luftës.
/m.m/a.a/r.e/













