Ballina Bota

SHBA – Biden ndalon importet e naftës ruse

UASHINGTON, 8 mars /ATSH-DPA/- SHBA-ja po ndalon të gjitha importet e naftës së papërpunuar nga Rusia, njoftoi sot presidenti amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Vendimi vjen mes mbështetjes në rritje nga i gjithë spektri politik për kufizimet në importet e energjisë ruse.

Është hera e parë që SHBA-ja hedh një hap përpara aleatëve të saj evropianë lidhur me sanksionet ndaj Rusisë që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës gati dy javë më parë.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRIGË – Stoltenberg bën thirrje për korridore “të vërteta” humanitare në Ukrainë
Artikulli tjetërBM – Zelensky, fjalim emocionues në parlamentin britanik