Ballina Ekonomi

Shiten 10.2 miliardë lekë bono thesari

TIRANË, 2 mars /ATSH/ Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, bonot e thesarit me afat 12- mujor u shitën me norma interesi (yield-i) 1.62 %.

Sipas BSH-së, norma e interesit u rrit me 0.04 % krahasuar me ankandin e javës së kaluar, ku yield-i mesatar për këto bono shënoi nivelin 1.58 %.

Gjithsesi, aktorët e tregut vlerësojnë se, tregu financiar vendas mbetet likuid dhe gatishmëria e investitorëve për të financuar borxhin qeveritar është i lartë.

Nga 9.2 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, në ankand u paraqitën kërkesa totale për një vlerë prej 11 miliardë lekësh.

Një tendencë e ngjashme u shënua edhe në ankandin e bonove me maturim 6-mujor. Yield-i mesatar i ponderuar u rrit lehtë në 1.24 %, nga 1.21 % që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Qeveria shqiptare financoi një shumë prej 1 miliard lekësh, ndërsa shuma e kërkesave në ankand arriti në 1.22 miliardë lekë.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuli: I rëndësishëm vaksinimi anti-COVID i moshave mbi 12 vjeç
Artikulli tjetërShtyhen për në 15 mars, zgjedhjet për presidentin e FSHF-së