Ballina Flash

BMV ndalon prodhimin në Kaliningrad

KALININGRAD, 2 mars /ATSH-ANSA/ – Prodhuesi gjerman i makinave BMW ka vendosur të ndalojë fabrikën ”Avtotor” në Kaliningrad – qyteti më perëndimor në Rusi, një enklavë midis Polonisë dhe Lituanisë, si edhe të gjitha furnizimet në tregun rus nga jashtë.

“Në dritën e situatës aktuale gjeopolitike, BMW Group po pezullon furnizimet në tregun rus, si dhe prodhimin vendas të makinave. Vendime të mëtejshme do të merren në varësi të mënyrës se si evoluon situata”, thuhet në një deklaratë.

“Për momentin, ne jemi duke punuar në zgjidhje që, pavarësisht furnizimeve të kufizuara të pjesëve të këmbimit, na lejojnë të respektojmë plotësisht detyrimet tona të garancisë ndaj klientëve”, shtohet në të.

Dje, edhe kompania ”Jaguar Land Rover” (JLR) pezulloi dorëzimin e makinave të saj në Rusi për shkak të sfidave të biznesit.

Po kështu edhe ajo suedeze ”Volvo”./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRiparohet linja 35 kV Korçë-Bilisht
Artikulli tjetërKuvendi i Kosovës shpenzoi mbi 8 milionë euro gjatë vitit të kaluar