Ballina Bota

BRUKSEL – Bankat ruse përjashtohen nga SWIFT

BRUKSEL, 27 shkurt /ATSH-DPA/-Gjermania dhe aleatët e saj perëndimorë kanë vendosur të përjashtojnë nga SWIFT, një sistem transferimi ndërkombëtar që përdoret për kryerjen e pagesave bankare, institucionet bankare ruse,sipas zëdhënësit të qeverisë Steffen Hebestreit.

“Ne jemi të përkushtuar për të siguruar që një numër i caktuar bankash ruse të hiqen nga SWIFT”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. “Kjo do të sigurojë që këto banka të shkëputen nga sistemi financiar ndërkombëtar duke dëmtuar aftësinë e tyre për të operuar globalisht”, shtoi ajo.

“Të gjitha këto masa do të dëmtojnë ndjeshëm aftësinë e Putinit për të financuar luftën e tij dhe ato do të kenë një ndikim të rëndë gërryes në ekonominë e tij. Putini është futur në një rrugë që synon të shkatërrojë Ukrainën, por ai gjithashtu është duke shkatërruar të ardhmen e vendit të tij”, tha ajo. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Scholz shpall fondin e mbrojtjes prej 100 miliardë eurosh
Artikulli tjetërNJU JORK – Këshilli i Sigurimit i OKB-së seancë urgjente për luftën në Ukrainë