Ballina Ekonomi

Skemë për inkurajimin e denoncimit të informalitetit në paga

TIRANË, 26 shkurt/ATSH/Kryeministri Edi Rama tha sot se qeveria po diskuton masat mbështetëse për të gjithë ata punonjës që do të denoncojnë punëdhënësit për informalitetin në pagë.

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të mbajtur në Dibër rreth Këshillimit Kombëtar tha se

“Bëhet fjalë për ata që janë të punësuar që janë në punë kanë një pagë të caktuar në letër dhe ndërkohë punëdhënësi u jep më pak në dorë. Kemi ndeshur raste kur punonjësi detyrohet të kthejë te punëdhënësi një përqindje të caktuar të pages. Nuk flasin sepse kanë frikë, sepse punëdhënësi mund t’i heqë nga puna”, shpjegoi Rama.

Sipas tij, angazhimi i qeverisë është t’u dalë në krah këtyre punonjësve, jo thjeshtë për të drejtën e tyre.

“Çështja shtrohet: në rast se një punonjës bën detyrën e vet, denoncon punëdhënësin dhe ai merr ndëshkimin e caktuar nga ligji për shkelje të kontratës së punës dhe pak më pas e largon atë punonjës nga puna, a duhet që shteti këtij punonjësi ti thotë: mos e prano abuzimin me pagën, pensioni dhe sigurimet shoqërore. Në rast se ndodh që ju për shkak të ngritjes së zërit do të jeni të cënuar do të keni mbështetje ligjore e financiare”, tha Rama.

Sipas tij, pikërisht për mënyrën dhe kohën e ofrimit të kësaj mbështetje po diskutohet.

“Nuk e kemi detajuar ende për sa kohë do të jetë kjo mbështetje 1 vit apo deri në 3 vjet dhe se si do të lidhet mbështetja financiare”, u shpreh ai.

Kjo, sipas Ramës, do të inkurajonte punëmarrësit dhe do të fuste punëdhënësit në një situatë më të vështirë për të bërë abuzime.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKatar 2022 – Polonia refuzon të luajë kundër Rusisë në play-off
Artikulli tjetërFOKUS – BM më shumë armë drejt Ukrainës