Ballina Flash

Qendra e re shëndetësore në Zerqan, shërbim me standarde për banorët

TIRANË, 25 shkurt/ATSH – I. Vata/ Kryetari i bashkisë Bulqizë, Lefter Alla ka inauguruar sot qendrën shëndetësore të Zerqanit, e ndërtuar nga fillimi.

Kryetari i bashkisë Alla, theksoi se qendra shëndetësore është ndërtuar nga fillimi, është pajisur me gjithçka të nevojshme dhe u shërben qindra banorëve të Zerqanit.

“Janë një sërë fshatrash të Njësinë Administrative Zerqan që do të përfitojnë nga Qendra Shëndetësore e ndërtuar nga fillimi dhe e pajisur me gjithçka të nevojshme për një institucion shëndetësor të kësaj natyre. Në vijimësi të angazhimeve tona për shërbime të tilla shëndetësore kudo që ka nevojë, Qendra Shëndetësore në Zerqan është një investim që jo vetëm përmbush nevojat e banorëve të zonës, por edhe i realizuar brenda të gjitha standardeve të nevojshme”, shprehet Alla.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSektori bankar dha 19.2 miliardë lekë kredi
Artikulli tjetërVijon aksioni i pastrimit edhe gjatë vijës bregdetare në Lezhë