TIRANË, 18 shkurt/ATSH – I. Vata/ Ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministrit të Jashtëm të Federatës Ruse, Sergei Lavrov, i cili ka deklaruar se shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët po dërgohen në zonën e Donbasit në Ukrainë.
Në reagimin e tij Majko e konsideron deklaratën të paprecedent.
“Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm i Federatës Ruse ka bërë sot një deklarim të paprecedentë për “mercenarë” shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët po dërgohen në zonën e Donbasit në Ukrainë. https://sputnikneës.com/…/russia-has-info-that-mercs… Përpara se Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë të japë shpjegime (në se do ta bëjë)… Kanali Televiziv WION i Indisë ka bërë një kronikë të veçantë për “hartën” e përkatësisë nacionale të vullnetarëve që kanë shkuar për të ndihmuar Ukrainën. https://www.youtube.com/ëatch?v=Z37HAQTdolo. Njeriu i mençur e bën menjëherë atë çfarë budallai e bën në fund! (Makiavel)”, deklaron Majko. /a.a/






















