Ballina Aktualitet

PD: Partia e re e “non grata”-ve, bashkë në mbrojtje të korrupsionit

TIRANË, 16 shkurt/ATSH – I. Vata/ Partia Demokratike iu përgjigj akuzave të kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në lidhje me komisionin hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve.

Në deklaratën e PD-së thuhet se partia e re e “non grata”-ve të shpallur dhe të pashpallur, doli në mbrojtje të vjedhjes me aferën e inceneratorëve.

“Non grata të shpallura dhe të pashpallura, janë bërë bashkë në mbrojtje të korrupsionit të inceneratorëve, dhe në mbrojtje të ministrave e zyrtarëve që pritet të shkojnë në burg. Komisioni hetimor ka nxjerrë para shqiptarëve të vërtetën e madhe se si janë vjedhur miliona euro me bekimin e Edi Ramës. Komisioni hetimor po fakton çdo ditë me dokumente përfshirjen e ministrave dhe ish-ministrave. Kjo si duket ka shqetësuar shumë ortakët e tyre nga partia e re e Ilirit dhe “non-grata”-s. PD do vazhdojë ta bëjë detyrën e saj, për të zbardhur me fakte se si janë vjedhur shqiptarët dhe kush ka përfituar nga kjo vjedhje. Inkurajojmë SPAK të veprojë pa humbur kohë e të çojë para drejtësisë, urdhëruesit, abuzuesit, shpërdoruesit dhe përfituesit e 430 milionë eurove të marra nga xhepat e shqiptarëve”, thuhet në deklaratën e PD-së.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Basha do t’i qëndrojë profilit prej humbësi edhe në 6 mars
Artikulli tjetërOsmani për urimin e Steinmeier-it: Kosova, me fat që ka pranë Gjermaninë