Ballina Aktualitet

Berisha: Logoja e Bashës, maskë e pseudopluralizmit

TIRANË, 16 shkurt/ATSH – I. Vata/ Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Ardian Muka zhvilluan sot një takim me punonjësit e një biznesi fason në zonën e Shkozetit, Durrës.

Në fjalën e tij, Berisha tha se ajo që solli “Foltorja” është shpresë, mirëpo konkretizimi i suksesit në këto zgjedhje është mesazhi më i fuqishëm i shpresës që dërgohet kudo në Shqipëri.

“Kam besim se do ia dalim. Është një klimë shumë pozitive. Sako ka vendosur firma në dokumente të cilat kanë shkaktuar më vonë drama të mëdha njerëzore me tërmetin. Është kryeinspektorja e dëmeve të tërmetit të shtatorit të cilat shërbyen apo ishin një bazë e dramës së madhe që krijoi tërmeti i nëntorit. Ajo nuk duhet të kishte kandiduar kurrë. Ndërgjegjja njerëzore nuk mund ta lejonte. Kandidati tjetër është shoku monopol apo mister monopoli. Që të jesh demokrat opozitar dhe të fitosh monopolin e shërbimeve nga Saranda në Shëngjin, kjo ndodh vetëm me kandidatin e Lul Bravës”, tha ai.

Berisha tha se logoja e PD-së është maskë e pseudopluralizmit.

“Ju bëj thirrje të gjithë demokratëve të bashkohen dhe të votojnë kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”. Logoja që ka rrëmbyer Lul Basha me Edi Ramën është thjesht maskë e pseudopluralizmit dhe e marrëveshjeve të tyre, ndaj të votohet vetëm logoja e “Shtëpisë së Lirisë” dhe kandidati ynë. Mos të votojnë monopolin, është korrupsion, korrupsion”, tha ai. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkia e Sarandës rifreskon projektet e binjakëzimit me Korfuzin, pas pandemisë
Artikulli tjetërBerat, 500 fidanë pishë e butë i shtohen kurorës së gjelbër të qytetit