Ballina Ekonomi

Ekonomi: METADATA, hap i rëndësishëm në standardet e shërbimeve publike

TIRANË, 15 shkurt /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi, bëri të ditur se, “muajt e fundit po bëhet një punë intensive mbi zhvillimin e standardeve të shërbimeve publike që ofrohen në vendin tonë”.

Ekonomi u shpreh se, bashkë me partnerët e UNDP-së dhe ekspertë vendas e të huaj po hidhen hapa të rëndësishëm në krijimin e METADATA-s, e cila do të përmbledhë gjithë informacionet dhe të dhënat mbi standardet e shërbimeve publike.

“Për këtë qëllim u zhvilluan një seri takimesh me institucione publike dhe private si ADISA, AKSHI, Posta Shqiptare, ISSH, QKB, DAP, ADB, banka të nivelit të dytë, etj., për të njohur nga afër statusin aktual të standardeve që i ofrohen qytetarëve dhe bizneseve”, tha Ekonomi, teksa vuri në dukej se, “me hartimin e këtyre standardeve, në vijim do të bëhet më i lehtë monitorimi periodik i tyre dhe matja e performancës për çdo institucion publik”. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpiropali: Proces gjithëpërfshirës për zgjedhjen e presidentit të ri
Artikulli tjetërBalla nga Lushnja: Investimet në infrastrukturë mbeten primare