Ballina Aktualitet

Rama: Salla e rilindur e Pallatit të Kulturës, vlerë e shtuar e Rrogozhinës

TIRANË, 12 shkurt/ATSH/ Banorët e Rrogozhinës kanë tashmë një sallë të re në Pallatin e Kulturës, e cila pritet të rigjallërojë jetën artistike të qytetit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo sallë, e cila është rindërtuar me kushte më të mira.

“Salla e rilindur e Pallatit të Kulturës një vlerë e shtuar e qytetit”, theksoi Rama.

Pas rehabilitimit të sallës banorët kanë kinema, teatër, ambiente, hapësira për argëtim, studim dhe trajnime të ndryshme.

/k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMEPJ, thirrje qytetarëve shqiptarë: Largohuni sa më parë nga Ukraina
Artikulli tjetërMarramendje gjatë ngritjes në këmbë? Ja dy teknika të thjeshta