Ballina Aktualitet

PD: Në Shkodër u shfaq aleanca e “non grata”-ve

TIRANË, 12 shkurt/ATSH – I. Vata/ Partia Demokratike reagoi sot ndaj paraqitjes së kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” në Shkodër duke u shprehur se kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit” kanë vetëm një mision, të bëhen mburojë e “non grata”-s dhe të dëmtojnë Partinë Demokratike.

Në deklaratë e PD-së thuhet se “Aleanca e “non grata”-ve u shfaq edhe në Shkodër. Asnjë fjalë për Tom Doshin, vrer e mllef ndaj demokratëve të ndershëm që qëndrojnë sot kryelartë para çdo shkodrani e shqiptari, që as nuk kanë abuzuar me pushtetin e tyre dhe as nuk i kanë mashtruar si ata që rrethojnë “non grata”-n. Mashtrimet nuk e shpëtojnë dot”.

“Kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit” kanë vetëm një mision, të bëhen mburojë e non gratës dhe të dëmtojnë Partinë Demokratike, për hallet dhe interesat e tyre. Demokratët e ndershëm shkodranë nuk mund të pranojnë të poshtërohen me kandidatë të LSI-së, që t’i përdorin më pas për pazarin e rradhës me Edi Ramën, siç bëri në 2013-ën. Demokratët nuk do të kthehen kurrë në shërbëtorë të aleancës së “non grata”-ve. Ata dhe çdo shqiptar e di se çdo votë për Berishën dhe Metën mban Ramën, çdo votë për Ramën mban Berishën dhe Metën”, thuhet në deklaratë. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKQZ miratoi përmbajtjen e fletës së votimit për zgjedhjet e 6 marsit
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e diel, 13 shkurt 2022