Ballina Bota

FOKUS – Gjysma e kompanive gjermane planifikon rritjen e çmimeve

BERLIN, 7 shkurt /ATSH-DPA/ – Të paktën gjysma e kompanive në Gjermani planifikojnë të rrisin çmimet, sipas një sondazhi të kryer nga instituti IFO.

“Kostot e rritjes të energjisë kompanitë po ua kalojnë produkteve, mallrave dhe klientëve të tyre”, deklaroi shefi i IFO-s, Timo Wollmershauser.

Institucioni me qendër në Mynih parashikon një inflacion në 4% këtë vit, pasi rishikoi vlerësimin e tij të dhjetorit, me 3,3%.

Mesatarisht, 46% e kompanive gjermane duan të rrisin çmimet e tyre, zbuloi një sondazh i IFO-s për disa mijëra kompani.

Wollmershauser theksoi se trendi ishte veçanërisht i fortë në shitjen me shumicë, ku 60,3% e kompanive po planifikonin një rritje çmimi, e ndjekur nga shitja me pakicë me 57,7%.

Në sektorin e shërbimeve, indeksi arriti një nivel të ri prej 41,9%, ndërsa për ndërtimin, shifra ishte në kuotën 41,5%./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHyrja në Holandë, vetëkarantinim pesëditor që nga 8 shkurti
Artikulli tjetërKomisioni Hetimor për inceneratorët miraton thirrjen e dëshmitarëve