Ballina Bota

POLONI – Mbërrijnë trupat e para amerikane

VARSHAVË, 6 shkurt /ATSH-PAP/ – Një avion me ushtarë amerikanë u ul dje në Jasionka, pranë Rzeszow, në Poloninë Jugore, si pjesë e reagimit të Perëndimit ndaj qëndrimit agresiv të Rusisë ndaj Ukrainës.

Sipas Ministrisë polake të Mbrojtjes, rreth 1 700 ushtarë amerikanë nga Divizioni i 82-të Ajror me bazë në Fort Bragg, Karolina e Veriut, pritet të mbërrijnë në Poloni për të forcuar krahun lindor të NATO-s.

Të premten, tetë avionë me pajisje dhe logjistikë u ulën në Jasionkë.

Rusia ka grumbulluar më shumë se 100 000 trupa pranë kufirit të saj me Ukrainën dhe ka kërkuar lëshime nga NATO, duke përfshirë garancitë se blloku nuk do të pranojë asnjë anëtar të ri lindor.

NATO ka hedhur poshtë kërkesat e Kremlinit.

Rreth 4 500 ushtarë amerikanë janë aktualisht të stacionuar në Poloni, si pjesë e NATO-s dhe sipas marrëveshjeve dypalëshe./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTurizëm dimëror, rreth 100 mijë turistë nga Shqipëria zgjedhin Kosovën
Artikulli tjetërBanorët e “5 Majit” protestojnë para Kryeministrisë