Ballina Aktualitet

Apeli i Ramës: Të veprojmë bashkë sa s’është vonë kundër ndotjes mjedisore

TIRANË, 5 shkurt /ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto me momente nga puna në zbatim të Planit Kombëtar të Pastrimit në disa qytete të vendit.

“Nëpërmjet aplikacionit Komisariati Dixhital ndihmoni duke identifikuar ata që dëmtojnë natyrën tonë e na turpërojnë si shqiptarë duke hedhur plehra në hapësirat e përbashkëta publike, një thirrje për të vepruar bashkë sa s’është vonë kundër ndotjes mjedisore”, u shpreh Rama në një reagim.

Rama ndau momente nga pastrimi në Durrës, Krujë, Libohovë, Memaliaj, Gramsh, Përmet, Ura Vajgurore, Gjirokastër, Kuçovë, Roskovec dhe Mallakastër.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Basha bashkëpunëtori më i ngushtë i Berishës
Artikulli tjetër“Qytetar Nderi” i Elbasanit për Arbër Hajdarin, Balla: Vlerësim i merituar