TIRANË, 2 shkurt /ATSH – I. Vata/ Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me aleancën Berisha-Meta.
Në një videomesazh të shpërndarë nga PD thuhet se, për hallin e tij, Berisha iu nënshtrua Metës.
“Për hallin e tij, Sali Berisha iu nënshtrua Ilir Metës. Ilir Metës i duhen votat e demokratëve për pazarin e radhës me Edi Ramën. Çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit” është votë për Edi Ramën. Demokratët e kanë provuar njëherë në kurrizin e tyre në 2013 pazarin Rama-Meta. Për hallin e Sali Berishës ata nuk do të bëhen më pjesë e pazarit të radhës Sot është e qartë, nëse zgjedhe Berishën dhe Metën, mban Ramën. Nëse zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën”, theksohet në videomesazhin e publikuar nga PD.
/a.a/r.e/





















