Ballina Flash

Normal… do të kalojë Bezos!

ROTERDAM, 2 shkurt /ATSH-DPA/ – Roterdami do të çmontojë pjesërisht urën e tij ikonike ”Koningshaven De Hef” për të lejuar kalimin e jahtit të ri luksoz të miliarderit Jeff Bezos.

Themeluesi i ”Amazon” dhe njeriu më i pasur në botë ka porositur te kompania ”Oceano di Alblasserdam” ndërtimin e një jahti gjigant.

Një anije me tri direkë, aq e madhe, sa nuk është e mundur të kalojë nën urë, që do të çmontohet përkohësisht.

Bashkia e Roterdamit ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesën e kompanisë që merret me ndërtimin e anijeve, por vetëm për pragmatizëm.

Kompania ”Oceano” dhe miliarderi Bezos do të rimbursojnë të gjitha kostot që do të nevojiten për këtë lëvizje.

”Roterdami është kryeqyteti detar i Evropës. Ndërtimi detar dhe aktivitetet në këtë sektor janë një shtyllë e rëndësishme e bashkisë”, shtoi kreu i saj, Marcel Walravens./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇollaku: Rama refuzon të përgjigjet për luksin e tij
Artikulli tjetërVeliaj, takim me punonjës të Policisë së Tiranës: Së bashku fituam betejën me betonieret