TIRANË, 2 shkurt/ATSH – I. Vata/ Në mbledhjen e sotme Komisioni Rregullator caktoi orarin e votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 mars 2022.
Komisioni Rregullator vendosi se zgjedhjet e pjesshme vendore do të zhvillohen në orarin e votimit 07:00-19:00.
Komisioni Rregullator vendosi që qendrat e votimit, ku do të zhvillohen më datë 6 mars 2022 zgjedhjet e pjesshme vendore, në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.
/a.a/r.e/























