Ballina Bota

BERLIN – Scholz refuzon pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Dimërore

BERLIN, 2 shkurt /ATSH-DPA/ Dy ditë përpara fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin, kancelari gjerman Olaf Scholz ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë ngjarje sportive.

“Ne do t’iu informojmë për udhëtimet e kancelarit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha sot zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit. Por tashmë është e sigurt se Scholz nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin të premten.

Hebestreit nuk ka njoftuar pjesëmarrjen e një përfaqësuesi zyrtar të qeverisë gjermane në Lojërat Olimpike Dimërore.

Ministria e Jashtme tha se askush nga qeveria nuk do të ishte i pranishëm, përfshirë përfaqësuesit e ambasadës gjermane në Pekin.

Një sërë bojkotesh diplomatike janë shfaqur kundër Lojërave të Pekinit që kur Shtetet e Bashkuara njoftuan në dhjetor se zyrtarët e saj po qëndronin larg, edhe pse atletët e saj po merrnin pjesë.

Australia, Kanadaja, Britania e Madhe, Zelanda e Re, Danimarka dhe Holanda janë bashkuar, por Gjermania ka mbetur e kujdesshme në pozicionin e saj. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPlani Kombëtar i Pastrimit, Rama: Nuk do të ndalojmë deri sa t’i japim fund avazit të ndotjes
Artikulli tjetërSpiropali: Mbrojtje dhe përkujdesje e veçantë për fëmijët e Dëshmorëve të Atdheut