TIRANË, 2 shkurt/ATSH – I. Vata/ Bashkia e Matit ka marrë të gjitha masat për pastrimin dhe hedhjen e kripës dhe skories në të gjitha rrugët që kanë probleme për shkak të reshjeve të dendura të dëborës një ditë më parë.
Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj, që thekson se vazhdon puna për hedhjen e kripës dhe skorjes në zonat me problematika nga dëbora.
“Vijon puna për pastrimin e borës, hedhjen e kripës dhe skorjes në zonat me problematika nga dëbora. Bashkia Mat në shërbim të qytetarëve. Na njoftoni për çdo problematikë dhe nevojë që hasni për shkak të kushteve atmosferike të ditëve të fundit”, shprehet ai.
Malaj thekson se të gjitha strukturat e bashkisë janë në terren dhe po monitorojnë situatën për të garantuar lëvizjen normale në të gjitha akseve rrugorë në bashkinë Mat.
/a.a/r.e/























